Nëse jeni kompani krijo një llogari ose që të keni qasje në çmimet me shumicë
(0) Shporta
Ju nuk keni artikuj në shportën tuaj.

Shporta juaj është e zbrazët!

    Close
    Filters
    Preferencat
    Kërko

    Politika e Softuerëve Cookies

    POLITIKA E SOFTUERËVE COOKIES

    Azhurimi i fundit: Korrik 2020

    Politika mbi përdorimin e Cookies

    Politika e përdorimit të cookie-ve të kompanisë ("Politika e përdorimit të cookie") përshkruan llojet e ndryshme të cookies apo softuerëve të përdorura në uebfaqe, të zotëruara dhe të kontrolluara nga Wurth Kosova Shpk. Politika e përdorimit të cookies është një pjesë integrale e Rregullores për mbrojtjen e të dhënave personale.

    Kushtet që shkruhen me shkronja të mëdha në Politikën e Përdorimit të Cookie-t, kanë kuptimin e përcaktuar në Kushtet e Biznesit dhe Rregulloren për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

     1. Çfarë janë cookie?

     2. Pse përdorim cookie

     3. Cilat cookie i përdorim

     4. Si të çaktivizoni cookies

     5. Përditësoni Politikën e Përdorimit të Cookie-t

     

    1.    ÇFARË JANË COOKIES?

    Për të mirëmbajtur uebfaqen dhe për të siguruar funksionalitetin që prisni, Wurth përdor një teknologji softuerike të njohur gjerësisht si “cookie”.

    Cookies janë skedarë të vegjël që ne i dërgojmë në kompjuterin tuaj dhe të cilëve mund tju qasemi. Ato mund të jenë të përkohshme ose të përhershme dhe të përdorin, për shembull, teknologjinë JavaScript ose Flash. Falë cookies nga uebfaqja jonë, ju mund të kërkoni me lehtësi, dhe të shihni rezultatet që janë të relevante për ju. Cookies na tregojnë se çfarë ju intereson juve si përdorues, gjë që na ndihmon të përmirësojmë përdorimin e uebaqes për ju dhe për përdoruesit e tjerë.

    Cookie e palës së parë dhe cookie e palëve të treta

    Cookies shkarkohen nga shfletuesi juaj i internetit kur vizitoni për herë të parë uebfaqen. Herën tjetër që të hyni në uebfaqe nga e njëjta pajisje, cookie-t dhe informacionet brenda tij shfaqin uebfaqen të cilën ka mbledhur (cookie e faqes-palës së parë) ose në një lokacion tjetër të cilit i përket (cookie e palëve të treta).

    Ofruesit e cookies të palëve (uebfaqeve) të treta vendosin cookie kur të regjistroheni në faqen e tyre dhe vizitoni Uebfaqen e Wurth. Wurth nuk ka asnjë ndikim në cilësimet e cookies në këto uebfaqe. Ju lutemi vizitoni faqet e internetit të ofruesve të palëve të treta për më shumë informacion mbi mënyrën e përdorimit të cookies nga ata.

    Cookies të palës së parë dhe të tretë i mundësojnë uebfaqeve të përcaktojnë nëse keni hyrë më parë në uebfaqen Wurth duke përdorur të njëjtin shfletues, i cili në shumë raste ndikon në përmbajtjen e shfaqur.

    Nëse refuzoni të përdorni të gjitha cookie-t, atëherë nuk do të përdoren as cookies të palës së parë dhe as ato të palëve të treta. Në atë rast, nuk do të ketë dallim midis këtyre dy llojeve të cookies.

    1.     PSE PËRDORIM COOKIES?

    Për të avansuar shërbimet tona, Wurth përdor cookies. Disa cookies të cilat shfrytëzojmë janë të domosdoshme për funksionim korrekt të shërbimeve të caktuara, ndërsa tjerat përdoren për mbledhje të informacionit rreth përdorimit të uebfaqes (statistika), për të mundësuar përshtatjen në kërkesat tuaja. Disa cookies janë të përkohshëm dhe humbin kur mbyllni uebfaqen, ndërsa tjerët janë të përhershëm dhe mbesin në pajisjen tuaj për një kohë.

    Disa cookies janë të domosdoshëm për funksionimin e uebfaqes, përderisa tjerët shfrytëzohen për përmirësim të tipareve punuese dhe interaksionit nga përdoruesi.

    Nuk mbledhim dhe nuk përpunojmë të dhëna private (posaçërisht të dhënat e kategorive të mbrojtura personale) pa pëlqimin Tuaj të qartë.

     

    1.    CILËT COOKIE PËRDORIM?

    Wurth përdor shumë lloje të cookies të cilat mund ti grupojmë në disa kategori ashtuqë të mund të Ju ndihmojmë të kuptoni më lehtë pse dhe si përdorim cookies. Më tepër rreth cookies mund të kuptoni në tekstin në vijim.

    3.1   Cookies  që janë të domosdoshme

    Këto cookies janë të domosdoshme për funksionimin e saktë dhe të drejtë të uebfaqes sonë, meqë pjesë të caktuara të uebfaqes nuk do të mund të funksionin fare pa këto cookies. Ato gjithnjë përshtaten kur I qaseni uebfaqes tone dhe nuk përmbajnë, respektivisht nuk mbledhin të dhëna personale.

    Ne përdorim këto cookies të domosdoshme:

    EmriDestinimiKush ofron këtë CookieSa zgjatëLloji
    ARRAfinityKy cookie vendoset në uebfaqet të cilat ekzistojnë në platformën Windows Azure Cloud. Përdoret për të balansuar ngarkesën për tu siguruar se kërkesat e përdoruesit për faqet të drejtohen në të njëjtin server në cilindo session kërkimiAzure.microsoft.comAq sa zgjatë sesioniHTTPOnly
    ASP.NET_SessionIdCookie për qëllime të përgjithshme, të cilat përdoren nga uebfaqet e  shkruara me teknologjinë e bazuar në Miscrosoft.NET. Zakonisht përdoren nga serveri për të ruajtur një sesion  anonim të përdoruesit. Asp.netAq sa zgjatë sesioniHTTPOnly
    ASPXANONYMOUSKëtë cookie e përdorin uebfaqet të cilat shfrytëzojnë platformën e teknologjisë  .NET të Microsoft. Kjo mundëson që uebfaqja të mirëmbajë ID anonime të përdoruesit për të ndjekur shfrytëzuesit unik në kuadër të sesionit, ashtuqë ata të mos identifikohen. Asp.netAq sa zgjatë sesioniHTTPOnly

     

    3.2 Cookies analitik

    Këto cookie na lejojnë të numrojmë vizitat dhe burimet e trafikut në mënyrë që të matim dhe përmirësojmë performancën e uebfaqes sonë.Ato na ndihmojnë të dimë se cilat faqe janë më shumë ose më pak të popullarizuara dhe për të parë se si vizitorët shfletojnë informacionin në uebfaqe.Të gjitha këto të dhëna të mbledhura nga cookies janë anonime.Nëse nuk lejoni përdorimin e këtyre cookies, ne nuk do ta dimë kur e keni vizituar faqen tonë.

    EmriDestinimiKush ofron këtë cookieSa zgjatëLloji
    _gatKy cookie është i lidhur me Google Universal Analytics, sipas dokumentacionit që shfrytëzohet për rregullimin e shpejtësisë së kërkesave – kufizimin e mbledhjes së të dhënave në uebfaqe me shitje të lartë.googletagmanager.com1 ditëHTTP

    3.3 Cookies për targetim dhe reklamë

    Këto cookies vendosen përmes lokacionit tone, ndërsa i vendosin partnerët tanë për reklamë. Ato mund ti përdorin kompanitë për të ndërtuar profil të interesave tuaja dhe tju shfaqin reklama relevante në lokacione tjera. Ato punojnë në atë mënyrë që identifikojnë në mënyrë unike pasqyrën dhe pajisjen tuaj. Nëse nuk aktivizoni këto cookies, nuk do të shijoni reklamat tona të targetuara në ueb lokacione tjera.

    EmriDestinimiKush ofron këtë cookieSa zgjatëLloji
    Facebook PixelKy cookie është i lidhur me platformën Facebook Ad dhe shërben për ndjekje dhe analizë të informacioneve rreth vizitorëve të uebfaqes dhe aktiviteteve të tyre në uebfaqe. Përdoret edhe për shfaqje të shpalljeve të targetuara vizitorëve që kanë shfletuar uebfaqen.facebook.com2 vitePixel
    BizoID, BizoData, BizoUserMatchHistory, BizoNetworkPartnerIndexCookie që përdoret nga LinkedIn Insight Tag I lidhur për platformën LinkedIn Ads. Cookies përdoren për analizë të rezultateve të shpalljeve, për ndjekje dhe analizë të aktiviteteve të vizitorëve të uebfaqes, si dhe për krijim të shpalljeve të cilat targetojnë njerëzit të cilët kanë vizituar uebfaqenads.linkedin.com6 muajPixel
    _gacCookie që përdoret për të ndjekur veprimin e dëshiruar të vizitorit të uebfaqesi cili paraprakisht ka pasur interaksion me shpallljen e plasuar përmes platformës Google Ads. googleadservices.com; google.com30 ditëHTTP

     

    3.4 Cookie të funksionalitetit

    Këto cookies kanë për qëllim të mbledhin dhe të ruajnë informacione anonime për përzgjedhjet tuaja dhe veprimeve të pëlqyera në uebfaqe dhe na mundësojnë neve tju ofrojmë funksionalitete të ndryshme të personalizuara në uebfaqe conform përzgjedhjeve tuaja.

    EmriDestinimiKush ofron këtë cookieSa zgjatëLloji
    NOPCOMMERCE.AUTHCookie për autentikim të formularit. Përdoret për autentikim të përdoruesve të regjistruar të uebfaqes. nopcommerce.comAq sa zgjatë sesioniHTTP
    Nop.customerCookie për blerës. Përdoret për identifikim të blerësve visitor (jo të regjistruar)nopcommerce.comI përhershëmHTTP
    nop.CompareProductsCookie për krahasim të produkteve. Ruan listen e produkteve për uebfaqe “krahaso produktet”nopcommerce.comAq sa zgjatë sesioniHTTP
    NopCommerce.RecentlyViewedProductsCookie për produktet e shikuara së fundmi. Ruan listen e produkteve të shikuara së fundmi. nopcommerce.comAq sa zgjatë sesioniHTTP

    4. SI TË ÇAKTIVIZONI COOKIES

    Ju keni mundësinë të pajtoheni me përdorimin e cookies që do t'ju lejojnë të shfrytëzimin e të gjitha funksioneve të uebfaqes sonë pa kufizime.
    Nëse refuzoni të përdorni të gjitha cookie-t, cookie të palës së parë dhe të treta do të çaktivizohen. Përveç kësaj, cookies të palës së pare (uebfaqes) do të fshihen. Ne nuk mund të fshijmë asnjë cookie të palëve të treta. Për këtë arsye, duhet të fshini vetë cookies të palëve të treta. Kjo mund të bëhet vetëm brenda konfigurimit (settings) të shfletuesit tuaj.
    Sipas nevojës, mund të ndryshoni konfigurimet e cookies në shfletuesin tuaj të internetit. Shfletuesi juaj ju lejon të ndryshoni konfigurimet tuaja të cookies. Konfigurimi në fjalë zakonisht gjenden në menunë e shfletuesit tuaj të internetit nën pikat si: "opsionet", "vegla" ose "preferencat". Ju gjithashtu mund të shikoni artikullin "ndihmë" në menynë. Shfletues të ndryshëm mund të përdorin mekanizma të ndryshëm për të çaktivizuar cookies.
    Kur bëhet fjalë për konfigurimet e shfletuesit, të njëjtat parime vlejnë për fshirjen e cookie-ve të vjetra dhe çaktivizimin e të rejave. Ju lutemi ndiqni udhëzimet e duhura të shfletuesit tuaj siç është përshkruar më lart.
    Ekzistojnë gjithashtu mjete për të pastruar të gjitha cookie-et e lëna nga faqet e internetit që keni vizituar, siç është www.allaboutcookies.org.

    5. AZHURIMI I POLITIKËS PËR PËRDORIM TË COOKIES

    Wurth here pas here azhuron politikën e përdorimit të cookies.

    Për të gjitha ndryshimet që përfshihen në këtë Politikë të përdorimit të cookies ju do të njoftoheni përmes dritares pop-up që ju shfaqet në uebfaqe.

    Gjithashtu, lartë në kreun e kësaj uebfaqe mund të shihni kur është azhuruar herën e fundit Politika e përdorimit të cookies.

    Nëse keni pyetje shtesë, ju lutemi na kontaktoni në numrin e telefonit 038 600 308 ose në emailin info@wurth-kosova.com