Nëse jeni kompani krijo një llogari ose që të keni qasje në çmimet me shumicë
(0) Shporta
Ju nuk keni artikuj në shportën tuaj.

Shporta juaj është e zbrazët!

    Close
    Filters
    Preferencat
    Kërko

    Kushtet e punës

    KUSHTET E PUNËS

    Kushtet e punës për blerje përmes uebfaqes.

    Mirësevini në dyqanin online Wurth e-shop!

    Këto janë Kushtet e punës të cilat aplikohen në të gjitha blerjet përmes dyqanit online e-shop.

    Para se të porositni produktet tona është e nevojshme të njiheni me këto rregulla, meqë ato përmbajnë informata të rëndësishme për të drejtat dhe obligimet tuaja. Ju, duke porositur online, respektivisht duke blerë online në dyqanin tonë (e-shop) vërtetoni se jeni informuar në lidhje me kushtet e punës dhe se të njëjtat i keni pranuar në tërësi, ku pajtoheni dhe merrni përsipër të respektoni në tërësi obligimet tuaja.Ju, duke porositur online, respektivisht duke blerë online në dyqanin tonë (e-shop) lidhni Kontratë shitëblerje në formë elektronike me WURTH KOSOVA Sh.p.k. me seli në Llapnasellë – Graçanicë, mbi të cilën do të aplikohen dispozitat ligjore për tregti elektronike.

    1. PËRKUFIZIME

    Kur themi “Shitësi”, “Ne” ose “WURTH” nënkuptojmë shoqërinë me përgjegjësi të kufizuar WURTH KOSOVA Sh.p.k. me seli në fshatin LLapnasellë – Graçanicë me numër unik identifikues: 810492950, numër të TVSH-së: 330040577, adresa: kilometri i 7-të në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj dhe numër telefoni: 038 600 308.

    Kur themi “Kushtet e punës”, “Kushtet” ose “KP” nënkuptojmë në Kushtet e punës të cilat vlejnë për blerje në dyqanin tonë online.

    Kur themi “Blerësi” ose “Ju” nënkuptojmë në personin fizik ose juridik i cili ka porositur produkt(e) të Shitësit përmes dyqanit online e-shop apo i cili është i interesuar të porositë produkte nga Shitësi.

    Kur themi “Përdorues i faqes” nënkuptojmë në secilin person i cili qaset dhe shfrytëzon faqen online të dyçanit tonë (e-shop).

    Kur themi “Vizitor” nënkuptojmë në blerës i cili bën porosi-blerje pa u regjistruar në uebfaqen e dyqanit online.

    Kur themi “Përdorues i regjistruar” nënkuptojmë përdoruesin e uebfaqes i cili është i regjistruar.

    Kur themi “Konsumator” nënkuptojmë personin fizik i cili blen mallra ose shërbime në treg për qëllime që nuk janë të destinuara për biznesin e tij ose veprimtarinë tjetër tregtare dhe për të cilin zbatohen rregullat e mbrojtjes së konsumatorit.

    Kur themi "Marrëveshja e Blerjes" ose "Marrëveshje" nënkuptojmë marrëveshjen për shitblerjen e cilitdo produkt dhe / ose shërbim të Shitësit, e cila përfshin dispozitat e KP, si dhe kushtet e veçanta eventuale nëse është dakorduar ndërmjet palëve në marrëveshje.

    Kur themi “Uebfaqja”, nënkuptojmë uebfaqen e dyqanit online të Wurth Kosova Shpk.

    Kur themi "Politika e Mbrojtjes së të Dhënave Personale" ose "Politikë" nënkuptojmë një akt të veçantë në të cilin sigurojmë informacione se si i përpunojmë të dhënat tuaja në lidhje me përdorimin e uebfaqes dhe në lidhje me blerjet përmes dyqanit online e-shop. Dokumentin në fjalë mund ta gjeni këtu në këtë vegëz.

    Kur themi "Garanci", nënkuptojmë çdo deklaratë me të cilën ofruesi i saj bën një zotim në lidhje me mallrat, dhe e cila është juridikisht e detyrueshme në kushtet e dhëna në deklaratë, si dhe reklamimin në lidhje me ato mallra. Dispozitat e garancisë, të cilat përbëjnë një pjesë integrale të Kushteve të Punës, mund ti gjeni këtu në këtë vegëz.

    Kur themi “Palët kontraktuese” nënkuptojmë në blerësin dhe shitësin njëherësh.

    1. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

    Kushtet vlejnë gjatë gjithë punës, respektivisht për ofertën tonë, konfirmimin e porosisë, dorëzimin dhe faturat, si dhe për të gjitha dokumentet e tjera që lidhen me shitjen e produkteve.

    Dërgesa e produkteve bëhet vetëm në territorin e Republikës së Kosovës. Nuk ka kufizime në sasi ose vlerë.

    Kjo uebfaqe dhe dyqani elektronik nuk është i destinuar për persona nën moshën 15 vjeç.

    Në rast se blerësi është një person juridik, personi i cili plotëson të dhënat dhe porosit produktet, vërteton dhe  garanton se ai posedon autorizimin të lidhë Marrëveshje Blerjeje në emër dhe në llogari të entitetit juridik të cilin përfaqëson.

    Kushtet e veçanta (të cilat derivojnë nga Kushtet), veçanërisht kushtet e përcaktuara nga blerësi, do të jenë detyruese vetëm nëse ato janë bërë me shkrim dhe janë vërtetuara nga ne.

    Dispozitat e Kushteve të Punës të cilat zbatohen për konsumatorët, nuk mund të zbatohen për blerësit që janë persona juridikë.

    1. POROSITË

    Porositë në dyqanin online bëhet ekskluzivisht përmes uebfaqes. Konsumatorët nuk mund të bëjnë porosi përmes telefonit.

    Blerësi mund ta vendos porosinë ose si Vizitor ose si Përdorues i Regjistruar, pra kjo vendoset nga blerësi. Në rast se blerësi ka llogari të tij meqë është regjistruar më parë, ai mund të kyçet dhe të bëjë blerje përmes llogarisë së tij.

    Nëse produkti ju përshtatet dhe dëshironi ta blini atë, mund ta bëni këtë duke klikuar në butonin "Shto në shportë". Para se të konfirmoni porosinë, shportën mund ta zbrazni ose të ndryshoni produktet në te.

    Pasi të zgjidhni të gjitha produktet që dëshironi të blini, duhet të futni të dhënat e porosisë në përputhje me formularin. Porosia kryhet kur konfirmoni duke klikuar butonin "Dërgo porosinë".

    Duke konfirmuar porosinë në uebfaqe, si blerës ju konfirmoni sa vijon:

    a) që ju jeni njohur me dispozitat e KP ose që ato duhet të jenë të njohura për ju, sepse ne ju kemi dhënë një mundësi të vërtetë për t'u njohur me përmbajtjen e tyre,

    b) që, para konfirmimit të porosisë, ne kemi përmbushur detyrimin për të informuar blerësin në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme,

    c) që ju, si blerës, pajtoheni me KP.

    Në lidhje me detyrimin për të njoftuar, ju konfirmoni që ne ju kemi informuar në mënyrë të veçantë për informatat si:

    • karakteristikat themelore të mallrave;
    • emri i biznesit tonë, numrin unik të biznesit, adresën e biznesit dhe numrin e telefonit;
    • çmimin e shitjes ose mënyrën në të cilën do të llogaritet çmimi i shitjes, si dhe çdo kosto shtesë të mundshme, siç janë kostot e dërgesës të cilat i bartë blerësi
    • mënyrën e pagesës, mënyrën dhe afatin e dorëzimit, mënyrën e përmbushjes së detyrimeve të tjera kontraktuale, si dhe mënyrën e trajtimit të ankesave të klientit;
    • ekzistenca e përgjegjësisë juridike për mospërputhje të mallrave;
    • mënyra e paraqitjes së një reklamacioni, dhe veçanërisht vendi i pranimit dhe mënyra se si veproi shitësi ndaj tyre, si dhe kushtet që lidhen me ushtrimin e të drejtave të blerësit në bazë të konformitetit
    • kushtet për shkëputje të marrëveshjes;
    • në lidhje me shitjen e mallrave teknike, për disponueshmërinë e pjesëve rezervë, pajisjet lidhëse dhe pjesë të ngjashme, servisin teknik, përkatësisht mirëmbajtjen dhe riparimin gjatë dhe pas përfundimit të periudhës në të cilën ai është përgjegjës për mosrespektimin e kontratës, respektivisht pas ndërprerjes së prodhimit dhe importit të mallrave.

    Pasi të keni vendosur porosinë tuaj, do të pranoni email me anë të cilit konfirmohet porosia juaj.  Departamenti jonë i shërbimit të shitjeve në internet do të përpiqet të kontrollojë sa më shpejt të jetë e mundur nëse jemi në gjendje t'ju ofrojmë produktin e porositur. Përpunimi i porosisë, gjatë së cilës përcaktojmë nëse produkti është në dispozicion në magazinë, mund të zgjasë më së shumti 3 ditë pune. Nëse produkti nuk gjendet në stok, ne do t'ju njoftojmë pa vonesë, dhe në këto raste porosia juaj do të konsiderohet e anuluar.

    Nëse ne mund të përmbushim apo dërgojmë vetëm një pjesë të porosisë tuaj, departamenti i shitjeve në Internet do t'ju kontaktojë për t'ju njoftuar. Nëse jeni dakord, vetëm pjesa e porosisë që është në dispozicion do të dorëzohet.

    Për të gjitha pyetjet shtesë që lidhen me porosinë tuaj, mund të na kontaktoni përmes adresës elektronike eshop@wurth-kosova.com ose me telefon 038 600 308

    1. ÇMIMET

    Krahas fotografisë së secilit produkt, tregohet çmimi. Në çmime është përfshirë TVSH, përveç kur thuhet qartë se çmimi është pa TVSH.

    Çmimi i produkteve përfshinë TVSH-në dhe obligimet doganore, megjithatë para procesimit të porosisë ju lutem të lexoni me kujdes detajet e porosisë. Në rastet kur në çmimin e produktit nuk janë të përfshira tatimet ju obligoheni që përveç çmimit blerës të paguani të gjitha tatimet dhe ngarkesat e tjera.

    Valuta është Euro (€).

    Çmimet e dhëna në e-shop janë të vlefshme vetëm për blerjet në internet, pra në dyqanin tonë online.

    Çmimet e produkteve nuk përfshijnë kostot e transportit. Ju mund të shihni kostot e transportit në seksionin e dërgesave vegëza.

    1. MËNYRA E PAGESËS

    Pagesa në dyqanin elektronik të Wurth Kosova mund të bëhet me para në dorë kur të merrni dërgesën nga korrieri. Në këtë rast, kur marr paketën, korrieri do të dorëzojë mallrat e porositura me të cilat do të merrni një faturë.

    1. DËRGESA

    Dërgimi i produkteve të porositura në uebfaqe bëhet nga shërbimi jonë i kontraktuar postar. Dorëzimi bëhet në adresën e specifikuar të blerësit.

    Kosto e dërgesës për konsumatorët final është 2 euro për blerje deri në 20 euro, dhe për blerjet 20.00 Euro e më shumë është falas.

    Kohazgjatja e dërgimit për mallrat e blera në dyqanin online është rreth 5 ditë pune, por sigurisht që nuk mund të jetë më e gjatë se 30 ditë.

    Mallrat i dorëzohen blerësit personalisht ose personit të specifikuar nga blerësi si pranues i mallit. Para konfirmimit të porosisë, blerësi deklaron adresën e dorëzimit. Dorëzimi bëhet nga ora 8:00 e mëngjesit deri në 17:00 në ditë pune (jo në vikend).

    Gjatë dorëzimit të mallrave blerësit, rreziku i dëmtimit aksidental, ose shkatërrimi i kalon blerësit.

    Nëse korrieri nuk ju gjen në adresën e deklaruar të dorëzimit, shërbimi i dërgesave do t'ju kontaktojë dhe do të caktojë një datë të re të dorëzimit.

    Nëse pas kësaj dorëzimi i mallrave të porositur është pamundësuar për shkak të fajit të blerësit, përkatësisht personit të deklaruar kur keni future informacionin e dorëzimit të dërgesës, Blerësi do të jetë i detyruar të bartë shpenzimet e kthimit të mallit. Në atë rast, marrëveshja e blerjes do të konsiderohet e shkëputur.

    Detyrimi i shitësit për të dërguar produktin e porositur shuhet nëse, për shkak të urdhrit të autoriteteve shtetërore, ndërprerje në trafik ose operim, grevë, përjashtim, mungesë të lëndëve të para dhe të gjitha rasteve të forcës madhore, ekzekutimi është në mënyrë të papërshtatshme i vështirë ose i pamundur, ndërsa shitësi është informuar për këto ngjarje pasi është konfirmuar porosia. Në atë rast, shitësi menjëherë do të njoftojë blerësin.

    1. PROCEDURA E DËRGESËS

    Gjatë pranimit të dërgesës, Blerësi është i detyruar që, në prani të korrierit ose postierit që i dorëzon mallin (në tekstin e mëtejmë: korrieri), të inspektojë vizualisht paketën, në mënyrë që të përcaktojë nëse ka dëme të dukshme të mallit.

    Blerësi është i detyruar të kërkojë hapjen e paketës në prani të korrierit. Nëse me atë rast konstatohet se artikujt - produktet janë dëmtuar, korrieri bën një raport për reklamacion të mallit.

    Me rastin e pranim dorëzimit të mallit, blerësi është i detyruar të nënshkruajë një shënim dorëzimi (d.m.th. një fletëdërgesë malli), të cilën shërbimi i dërgesave e merr si konfirmim të pranimit të mallit nga blerësi. Afati i paraqitjes së një ankese për dëmtime gjatë transportit është 24 orë nga momenti i marrjes së mallit.

    1. NDËRRIMI I MALLIT

    Në rast se pas pranimit të mallit ju vlerësoni se artikulli nuk ju përshtatet, dhe konsideroni veten Konsumator që  përket në seksionin 1  të Kushteve, ju keni të drejtë të tërhiqeni.

    Nëse thjesht nuk ju pëlqen madhësia (në rastin e këpucëve ose rrobave) ose dëshironi të ndërroni produktin e porositur me një tjetër, ju lutemi na kontaktoni në eshop@wurth-kosova.com ose me telefon 038 600 308.

    Dokumentacionin për kthim të cilin do të pranoni në adresën tuaj të postës elektronike duhet ta shtypni, plotësoni me shkrim të lexueshëm dhe paketoni së bashku me mallin që po ktheni.

    Kur dërgoni produktin që dëshironi të ndërroni (zëvendësoni), është e nevojshme të ktheni artikullin e paketuar në mënyrë të duhur, sepse e gjithë përgjegjësia për dëmtimin gjatë transportit shkon në llogarinë e blerësit.

    Sapo artikulli të arrijë në magazinën tonë, artikulli kontrollohet për të parë nëse është dërguar në gjendje të përshtatshme, ndërsa artikulli zëvendësues dërgohet menjëherë me fletdërgesë – faturë.

    Artikujt e porositur nuk mund të kthehen – ndërrohen nëse janë dëmtuar ose përdorur, ose nëse nuk është në paketimin origjinal të padëmtuar.

    Konsumatori nuk mund ta kthejë apo ndërrojë produktin e porositur me vetëiniciativë të tij në pikat tona të shitjes.

    Zëvendësimi është i mundur vetëm brenda 14 ditëve nga data e pranimit të produktit.

    Shpenzimet e transportit / dërgesës për nevoja të kthimit të mallit i bartë vetë blerësi, përveç në rastet kur ne ju kemi dërguar mallrat gabimisht ose nëse mallrat janë me defekt fabrikor.

    1. E DREJTA E KONSUMATORIT PËR TËRHEQJE NGA MARRËVESHJA

    Duke pasur parasysh që blerja përmes dyqanit elektronik Wurth konsiderohet blerje në distancë, kjo pjesë e KP vlen për blerësit që konsiderohen konsumatorë.

    Nëse i përkisni kategorisë Konsumator, ju keni të drejtë të tërhiqeni nga marrëveshja brenda 14 ditëve nga data e dorëzimit pa dhënë ndonjë arsye. Ju duhet të dërgoni një deklaratë të tërheqjes brenda kësaj periudhe.

    Nëse keni porositur disa lloje të artikujve me një urdhër blerje por të cilat dërgohen veçmas, periudha 14 ditore fillon të numërojë kur lloji i fundit i mallrave të porositura ju është dorëzuar. Kur dorëzimi i mallrave përbëhet nga disa dërgesa dhe pjesë, periudha prej 14 ditësh fillon të rrjedhë kur dërgesa ose artikulli i fundit ju është dorëzuar.

    Ju e ushtroni këtë të drejtë duke plotësuar formularin e anulimit në formë të shkruar të cilën pranoni me dërgesën ose duke dhënë një deklaratë tërheqjeje në një mënyrë tjetër me shkrim (përfshirë edhe me email).

    Deklarata për tërheqje hyn në fuqi në datën në të cilën dërgohet në Wurth. Nëse keni deklaratë të tërheqjes në mënyrë elektronike, ne do t'ju njoftojmë me shkrim pa vonesë ose në një medium tjetër valid për pranimin e deklaratës suaj.

    Në rast se ju tërhiqeni nga marrëveshja, jeni të detyruar të na ktheni mallrat, pa vonesë, dhe jo më vonë se 14 ditë nga dita kur keni dërguar formularin e tërheqjes, dhe të mbuloni kostot e transportit për kthimin e mallrave. Malli i kthyer, duhet të jetë i papërdorur në paketimin origjinal dhe të padëmtuar. Ju jeni i detyruar të ofroni faturën dhe fletëdërgesën së bashku me mallrat.

    Në rast të tërheqjes nga kontrata, konsumatori ka të drejtën e një rimbursimi ose të marrë produkt/e  tjetër, nëse mallrat dhe ambalazhet janë të padëmtuar dhe nëse ai paraqet faturën – fletëdërgesën. Sasia e mallrave të paguar do t'i kthehet konsumatorit pasi mallrat të kthehen në adresën tonë nga konsumatori. Wurth do të rimbursojë pa vonesë mjetet e pranuara nga Konsumatori, përfshi edhe shpenzimet e dërgesës, jo më vonë se afati prej 14 ditë prej kur është pranuar deklarata për kthim.

    Konsumatori bartë përgjegjësinë për degradimin apo pakësimin e vlerës së mallit që rrjedhë si rezultat i trajtimit të mallrave në një mënyrë joadekuate, d.m.th tejkalon atë që është e nevojshme për të ruajtjur natyrën, karakteristikat dhe funksionalitetin e mallrave. Në raste të tilla, Wurth ka të drejtë të rimbursojë vlerë më të vogël nga ajo sa është paguar nga konsumatori.

    Konsumatori nuk ka të drejtë të tërhiqet nga marrëveshja në rastet e mëposhtme:

    1) ofrimi i shërbimeve, pasi shërbimi të jetë kryer plotësisht me pëlqim paraprak të qartë nga konsumatorit dhe me konfirmimin e tij se ai e di se ai humbë të drejtën e tërheqjes nga marrëveshja kur tregtari ekzekuton plotësisht marrëveshjen;

    2) dërgesat e mallrave të prodhuara sipas kërkesave të veçanta të konsumatorëve ose të personalizuara;

    3) dërgesat e mallrave që i nënshtrohen përkeqësimit të cilësisë ose kanë një afat të shkurtë skadence;

    4) dërgesat e mallrave të mbyllura që nuk mund të kthehen për arsye të mbrojtjes së shëndetit ose arsye higjeno – sanitare dhe të cilat janë hapur nga blerësi pas pranimit të tyre.

    5) dërgesat e mallrave të cilat pas dorëzimit – dërgesës, për shkak të natyrës së tyre, janë përzier në mënyrë të pandashme me mallrat e tjera;

    6) kontrata me të cilat konsumatori kërkon qartë një vizitë nga tregtari me qëllim kryerjen e riparimeve ose mirëmbajtjeve urgjente; nëse gjatë kësaj vizite tregtarit i kërkohen shërbime të ndryshme nga ato të kërkuara posaçërisht nga konsumatori ose dorëzon mallra përveç pjesëve zëvendësuese të nevojshme për mirëmbajtje ose riparim, e drejta për t'u tërhequr nga kontrata i referohet këtyre shërbimeve ose mallrave shtesë.

    1. E DREJTA E KONSUMATORIT PËR TËRHEQJE NGA MARRËVESHJA

    Wurth përpunon të dhënat personale të konsumatorëve në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale të Republikës së Kosovës. Për më shumë informacion, shihni Politikën e Privatësisë.

    Ne gjithashtu mund të mbledhim të dhëna anonime lidhur Përdoruesit të uebsajtit duke përdorur softuerin e ashtuquajtur “Cookie”. Për më shumë informacione, shihni Politika e softuerëve “Cookies”

    11.Të tjera

    Wurth është i përkushtuar në respektimin e tërësishëm të të drejtave të autorit sipas ligjeve në fuqi.

    Marka WURTH është e mbrojtur me ligj. Asnjë person fizik apo juridik, nuk mund të shfrytëzojë ndonjë shenjë që në masë substanciale është identike, ose e ngjashme me markën tone tregtare. Shfrytëzimi i pa-autorizuar i saj konsiderohet si shkelje e të drejtave pronësore mbi markën e regjistruar tregtare.

    Komunikoni me ju do të jetë: në mënyrë elektronike, përmes e-mailit, teksteve, njoftimeve, mesazheve apo përmes shërbimeve të tjera. Të gjitha marrëveshjet, njoftimet, shpalosjet, dhe komunikimet e tjera që ne ju ofrojmë juve në mënyrë elektronike janë ekuivalente me komunikimet me shkrim.

    Kujdesi ndaj Klientit ka një rëndësi të veçantë për ne. Nëse ju keni nevojë për ndihmë në procesim të ndonjë transaksioni, gjurmim të porosisë tuaj, apo tjetër, ju  mundë të lidheni me ne.

    Marrëveshja e blerjes mund të përfundojë duke fshirë llogarinë tuaj. për çfarëdo arsye, pa njoftim paraprak.

    Ne mund të vendosim kufizime shtesë në përdorimin e kartelës tuaj, apo duke mos ju ofruar marrëveshje të blerjes për artikujt - produktet tona. Po ashtu ne mund të deaktivizojmë llogarinë tuaj si rezultat i mos shfrytëzimit të kartelës për një kohë të gjate.

    Pranimi i këtyre kushteve krijon të drejta dhe detyrime të dy anshme në mes ne dhe ju. Ndryshimi dhe plotësimi i kushteve, konsiderohet se kanë ndryshuar dhe plotësuar raportin kontraktual.

    Këto Kushte hyjnë në fuqi kurdo që shfaqet cilado nga rrethanat në vijim:

    -  Në datën e pranimit të tyre gjatë regjistrimit në platformë; ose

    -  Në rastet e kushteve të plotësuara dhe ndryshuara, në momentin kur ju vazhdoni të përdorni kartelen, pas plotësimit dhe ndryshimit të kushteve.

    Çdo mosmarrëveshje, mospajtim, ose pretendim që del nga apo në lidhje me këto Kushte, duke përfshirë shkeljen, ndërprerjen ose jo-vlefshmërinë e këtyre Kushteve, do të zgjidhet me mirëkuptim nëse nuk mund të arrihet me marrëveshje atëherë kontesti do të zgjidhet përmes rrugëve gjyqësore, në përputhje me ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës.