Nëse jeni kompani krijo një llogari ose që të keni qasje në çmimet me shumicë
(0) Shporta
Ju nuk keni artikuj në shportën tuaj.

Shporta juaj është e zbrazët!

    Close
    Filters
    Preferencat
    Kërko

    Makina me bateri

    Popular products from category Makina me bateri

    product.details.loading.text
    Shiko si. Grid Listë
    Ekrani Per faqe.
    Rëndit sipas:
    Fotografia e Prerëse-gërryese (fresibel) me bateri 125mm, BAG 18 BL, 2x5Ah.

    Prerëse-gërryese (fresibel) me bateri 125mm, BAG 18 BL, 2x5Ah

    5717509012
    Prerëse-gërryese me bateri që mundëson punë shumë efikase në kushtet ku nuk ekziston burimi i energjisë elektrike. E ka të inkuadruar motorin induktiv (brushless), falë së cilit shpenzimet e mirëmbajtjes janë më të ulta, e afati i punës dukshëm më i gjatë. Llamba e instaluar LED lehtëson punën në hapsirën e errët. Guri retifikues ka mbrojtës i cili lehtë dhe shpejtë lëvizë në pozitën e dëshiruar. Dorëza ergonomike me efektin grip, mundëson punë të këndshme për një kohë të gjatë. Guri retifikues vjen në valixhen plastike, me mbushës dhe baterinë rezervë.
    Fotografia e Trapan me bateri, me goditje, BRH 18BL, 2x4Ah.

    Trapan me bateri, me goditje, BRH 18BL, 2x4Ah

    5717508012
    Makina shpuese goditëse me bateri, me forcën e goditjes prej 2J, për shpim të lehtë dhe thyerje në ndërtimtari. Posedon motorin induktiv (brushless) i cili mundëson dukshëm afat më të gjatë pune dhe shpenzime më të vogla të mirëmbajtjes. Kjo makinë shpuese ka 3 regjime të ndryshme të punës - shpim, shpim me çekan dhe vetëm puna me çekanin goditës. Llamba e instaluar LED siguron punë të lehtë në hapsirat e errëta, e dorza ergonomike me efektin grip jep komoditet dhe mundësi për punë të gjatë pa lodhje. Kjo makinë shpuese vjen në valixhen me mbushës të shpejtë, baterinë rezervë dhe dorezën shtesë.
    Fotografia e Trapan-vidator me bateri BDD 10,8 Power, 1,5Ah .

    Trapan-vidator me bateri BDD 10,8 Power, 1,5Ah

    5717501012
    Makina shpuese-vidhuese kompakte me bateri dhe tension 10.8V, për punë me ngarkesa të lehta dhe të mesme gjatë shpimit dhe lirimit. Kjo makinë ka një pozitë për shpim dhe 18 pozita të rregullimit të momentit të shtrëngimit të vidhave, falë së cilës gjen përdorim të shumfishtë në punët e shtrëngimit të vidhave dhe shpimit. Posedon llambën e instaluar LED që lehtëson punën në hapsirën e kufizuar dhe të errët. Dorëza e butë me dizajn ergonomik mundëson punë të këndshme, pa lodhje. Bateria litium-jon me masë dhe dimension të vogël lehtëson punën e gjatë në vendet që ka vështirësi qasjeje, përveq kësaj, ky model ka edhe indikatorin i cili tregon se sa ka mbetur bateri. Makina shpuese-vidhuese vjen në valixhe me mbushësin e shpejtë (koha e mbushjes së baterisë është 30min) dhe baterinë rezervë.
    Fotografia e Trapan-vidator me bateri BDD 14,4 2x2Ah.

    Trapan-vidator me bateri BDD 14,4 2x2Ah

    5717505012
    Makina shpuese - vidhuese e fortë dhe kompakte me bateri dhe tension 14.4V, për shpim të lehtë dhe vidhosje. Falë masës së vogël prej vetëm 1.25kg dhe dimensioneve, është ideale për punë në vendet ku kemi vështirësi qasjeje. Kjo makinë-vidhuese ka mundësi të rrregullimit preciz të momentit përdredhës në 18 nivele të ndryshme, si dhe ndërruesin e shpejtësisë me dy nivel për rregullim shtesë. Futeri me sistemin e shpejtë i mundëson shfrytëzuesit ndërrimin e lehtë dhe të shpejtë të turjelave apo zgjatuesve, kurse llamba e integruar LED lehtëson punën në hapsirën e errët. Komoditetin shtesë dhe mundësinë e punës më të gjatë e jep dorëza ergonomike. Makina shpuese vjen në valixhe me mbushësin e shpejtë dhe baterinë rezervë.
    Fotografia e Trapan-vidator me bateri BHD 18 BL, 2x4Ah.

    Trapan-vidator me bateri BHD 18 BL, 2x4Ah

    5717506012
    Makina shpuese-vidhuese shumë e fuqishme dhe kompakte, për turjela me diametër deri në 13mm. Kjo makinë e ka të instaluar motorin induktiv (brushless), përparësitë themelore të së cilit janë shpenzimet e vogla të mirëmbajtjes dhe afati më i gjatë i punës. Mundësia e rregullimit të momentit përdredhës në 16 nivele të ndryshme i mundëson përdorim të shumëfishtë në punët e vidhosjes dhe shpimit. Përveç kësaj, llamba e instaluar LED lehtëson punën në hapësirat e errëta kurse dizajni ergonomik dhe dorëza dy komponentëshe me efektin grip mundëson punë të këndshme dhe afatgjate pa lodhje. Kapsja për rryp lehtëson manipulimin gjatë punës. Kjo makinë shpuese-vidhuese vjen në valixhe me mbushës dhe bateri rezervë.
    Fotografia e Vidator me bateri, me goditje, 1/2", 1.000 Nm,BIW 18-BL,2x5Ah.

    Vidator me bateri, me goditje, 1/2", 1.000 Nm,BIW 18-BL,2x5Ah

    5717510012
    Makinë vidhuese jashtëzakonisht e fortë me bateri, me moment të lartë përdredhës deri në 1.000 Nm. Për lirimin dhe shtrëngimin e bulonave deri në maksimum M22. E ka të instaluar motorin induktiv (brushless), për cka edhe afati i punës i kësaj makine është dukshëm më i gjatë, e shpenzimet e mirëmbajtjes më të ulëta. Llamba e instaluar LED e bënë këtë makinë të përshtatshme për punë në hapsira të errëta, e dorëza ergonomike me efektin grip siguron komoditet në manipulim dhe punë të gjatë pa lodhje. Kjo makinë vjen në valixhen me mbushës dhe baterinë rezervë.