Nëse jeni kompani krijo një llogari ose që të keni qasje në çmimet me shumicë
(0) Shporta
Ju nuk keni artikuj në shportën tuaj.

Shporta juaj është e zbrazët!

    Close
    Filters
    Preferencat
    Kërko

    Politika e privatësisë

    POLITIKA E PRIVATËSISË

    RREGULLORE PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

    Shoqëria me Përgjegjësi të Kufizuara për shitje me shumicë dhe pakicë të produkteve  WÜRTH KOSOVA Sh.p.k. me seli në fshatin LLapnasellë-Graçanicë me numër unik identifikues: 810492950, numër të TVSH-së: 330040577, adresa: kilometri i 7-të në rrugën magjistrale Prishtinë-Ferizaj Llapnasellë 10500 dhe numër telefoni: 038 600 308 (në tekstin e mëtejmë: "Würth", "Ne" ose "Kompania Würth", gjatë kryerjes së veprimtarise së vet, mbledh dhe përpunon të dhënat personale duke respektuar Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale të Republikës së Kosovës, LIGJI NR. 06/L-082.

    Në këtë rregullore mbi mbrojtjen e të dhënave personale (në tekstin e mëtejmë "Rregullorja") shpjegon mënyrën se si Würth mbledh, përdor dhe administron informacionin tuaj personal. Würth është i përkushtuar të mbrojë dhe respektojë privatësinë tuaj, ndërsa mbrojtja dhe siguria e informacionit personal të blerësve tanë, klientëve dhe personave fizik me partnerët tanë të biznesit (në tekstin e mëtejmë: "Personat") është prioritet I Würth.

    Ju lutemi lexoni me kujdes këtë dokument - politikë për të kuptuar të gjitha çështjet e rëndësishme në lidhje me mbrojtjen e privatësisë tuaj gjatë përdorimit të dyqanit online Würth. Ne respektojmë privatësinë tuaj. Privatësia është pjesë përbërëse e kushteve të punës. Çfarëdo pyetje që keni në lidhje për këtë çështje apo sqarim shtesë ju lutem na  kontaktoni.

    1. OPERIMI ME TË DHËNA PERSONALE

    Würth operon me të dhënat personale, gjegjësisht është subjekt i cili rregullon qëllimin dhe mënyrën e përpunimit të të dhënave personale, në pajtueshmëri me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, LIGJI NR. 06/L-082 (në tekstin e mëtejmë: “Ligji”).

    Gjatë veprimatarisë së saj Wurth mund ta bëjë plotësime dhe ndryshime në politikën e privatësisë në uebsajtin e saj, mospajtimi i juaj për këtë mund të përfundojë marrëdhënien kontraktuale me ju.

    Meqë mbrojtjen e privatësisë të blerësve tanë e marrim seriozisht, Würth ka zyrtarin për mbrojtjen e të dhënave personale, të cilin mund ta kontaktoni si vijon: përmes emailit info@wurth-kosova.com, përmes postës në adresën: Würth Kosova Shpk, kilometri i 7-të në rrugën magjistrale Prishtinë – Ferizaj, Llapnasellë 10500, ose në numrin e telefonit: 038 600 308.

    1. PËRKUFIZIME

    Kur themi "Person" ose "Ju", nënkuptojmë të gjithë personat fizik (përdoruesit, blerësit, kontraktuesit dhe konsumatorët) që ndajnë informacione personale me ne.

    Kur themi "Përdorues të kartelës Würth" nënkuptojmë Personat që janë bashkuar me programin tonë të besnikërisë (lojalitetit) dhe që marrin përfitime mbi këtë bazë, dhe të cilëve u lëshohet një Kartelë Würth.

    Kur themi "Përdorues i faqes" nënkuptojmë çdo person që hyn në uebfaqen e dyqanit tone online.

    Kur themi "Përdorues i regjistruar" nënkuptojmë një person që ka një llogari të regjistruar në uebfaqe.

    Kur themi "Kushtet e përgjithshme të përdorimit" nënkuptojmë termat dhe kushtet që përbëjnë një pjesë përbërëse të kontratës që lidhni me Würth dhe që janë në dispozicion në uebfaqe.

    Kur themi "të dhëna" nënkuptojmë të dhëna personale ose të dhëna që lidhen me një person fizik, identiteti i të cilit identifikohet ose është i identifikueshëm, direkt ose indirekt në bazë të të dhënave.

    Kur themi "Komisioner", nënkuptojmë Komisionerin për Informim Publik për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

    Kur themi "Politika e përdorimit të cookie", nënkuptojmë rregulla të posaçme për mbledhjen e të dhënave personale të caktuara në uebfaqe përmes cookies, të cilat janë pjesë përbërëse e Rregullores për mbrojtjen e të dhënave personale.

    Kur themi "pëlqim", nënkuptojmë pëlqimin tuaj të prerë për përpunimin e të dhënave personale. Një person i cili ka mbushur moshën e paraparë me ligj mund të japë në mënyrë të pavarur pëlqimin për përpunimin e të dhënave personale në përdorimin e shërbimeve të shoqërisë së informacionit. Pëlqimi është vetëm një nga bazat ligjore për përpunimin e të dhënave, kështu që të dhënat mund të përpunohen edhe në baza të tjera.

    Kur themi "Kushtet e përdorimit të kartelës Würth" nënkuptojmë kushtet e veçanta që konsumatori pranon në kohën e anëtarësimit në programin e besnikërisë, në mënyrë që të marrë një kartelë Würth dhe të marrë përfitime që rrjedhin nga e njëjta.

    Shprehje të tjera të shkruara me shkronja të mëdha në Rregulloren për Mbrojtjen e të Dhënave Personale përcaktohen në Kushtet e Përgjithshme.

    1. KUSH I NËNSHTROHET APLIKIMIT TË KËSAJ RREGULLORE

    Kjo Rregullore për mbrojtjen e të dhënave personale vlen, në mënyrë të ngjashme dhe në pjesët relevante, për Personat që janë:

    - Përdoruesit e faqes, pavarësisht nëse janë vizitorë ose përdorues të regjistruar,

    - Blerësit,

    - për Përdoruesit e Kartelave të Besnikërisë.

    Würth kujdeset për privatësinë dhe sigurinë e të miturve në internet. Dyqani elektronik Würth është i destinuar për publikun e gjerë, por nuk është i destinuar për personat nën 15 vjeç. Personat nën moshën 15 vjeç nuk mund t'i japin informacionet e tyre personale në Würth. Nëse besoni se ne kemi mbledhur të dhëna për personat nën moshën 15 vjeç, ju lutemi na njoftoni pa vonesë në adresën info@wurth-kosova.com.

    1. KUR DHE SI MBLEDHIM TË DHËNAT TUAJA PERSONALE

    Ne mbledhim informacione kryesisht nga ju, kur vizitoni Uebfaqen  Würth, blini dhe / ose porositni produkte nga Würth, regjistroni një llogari në faqen tonë të internetit, kur regjistroheni për në programin e besnikërisë dhe bëheni një Përdorues i Kartelës së Besnikërisë, kur na kontaktoni për të siguruar mbështetjen e blerësve, kur plotësoni sondazhet e blerësve ose kur të dhënat tuaja në ndonjë mënyrë tjetër janë relevante për blerjen, respektivisht kryerjen e punës ose shërbimit tonë.

    Mbledhjen e të dhënave të caktuara dhe përdorimin e tyre për qëllime të marketingut, ne e bëjmë vetëm me pëlqimin tuaj të qartë. Për këtë gjë ne çdo herë ju informojmë juve dhe theksojmë se mund të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë.

    Të dhënat që mbledhim përmes uebfaqes janë të domosdoshme për të ofruar shërbim optimal përmes uebfaqes. Në rastet kur nuk doni të na jepni të dhënat personale të nevojshme, Würth nuk mund të garantojë që informacionet dhe shërbimet e ofruara do të kënaqin në plotni kërkesat tuaja.

    Ne mund të mbledhim të dhënat dhe informatat tuaja personale kur ju:

    shfrytëzoni uebsajtin tona; regjistroheni për hapje të llogarisë tek ne; përditësoni apo shtoni të dhënat personale në llogarinë tuaj ; komunikoni me ne në lidhje me produktet tona.

    Informatat që ju i ofroni për ne, mund të jenë informata identifikuese: emri dhe mbiemri, adresa, numri i telefonit, fjalëkalimi apo e-mail adresa, kur ju regjistroni për një llogari me ne.

    Përmbajtje tjetër që ju gjeneroni apo që është e ndërlidhur me llogarinë tuaj (siç është shtimi i një artikulli në shportë).

    Informacionet e adresës se dërgesës apo adresës së faturimit dhe informacione të tjera të përdorura nga ju për të blerë ndonjë produkt.

    Informata shtesë që kërkohen apo autorizohen nga ligjet e aplikueshme për të mbledhur dhe të procesuar me qëllim identifikimin dhe verifikimin e informacionit që kemi mbledhur nga ju.

    Të dhënat tuaja mbahen sekrete, dhe secila metodë e mbledhjes së të dhënave ka qëllimin e vet dhe bazën ligjore të përcaktuar me Ligj.

    1. QËLLIMI DHE BAZA PËR TË DHËNAT PERSONALE TË CILAT MBLEDHIM

    QËLLIMI I MBLEDHJES

    TË DHËNAT QË MBLEDHIM

    BAZA

    1. Regjistrimi i përdoruesve

    Kur dëshironi të bëni një blerje të produkteve tona përmes e-dyqanit tonë ose t'ju mundësojmë të përdorni funksione shtesë të uebfaqes sonë, ju mund të regjistroheni përmes uebfaqes sonë.

    Emri, adresa emailit, shifra

    Përpunimi është i nevojshëm për të mbajtur llogarinë tuaj dhe për të ekzekutuar marrëveshjen e lidhur me subjektin e të dhënave ose për të ndërmarrë veprime, me kërkesë të subjektit të të dhënave, përpara se të përfundohet marrëveshja. Në mungesë të këtyre të dhënave, nuk do të ishte e mundur të regjistrohej përdoruesi, por marrëveshja mund të lidhej dhe ekzekutohej nëse Blerësi, i cili është person fizik, e bën blerjen si Vizitor.

    1. Përpunimi i porosisë

    Kur bëni një blerje përmes e-shop, mund t'ju kërkohet të lini informacione të caktuara personale, të cilat janë të nevojshme për ekzekutimin e duhur të marrëveshjes së shitjes. Në këtë kuptim, na duhen të dhënat për administrimin e marrëdhënies kontraktuale, për pagesën e produkteve ose shërbimeve, si dhe për menaxhimin dhe pranimin e ankesave, mospajtimeve dhe reklamacioneve.

    Emri personal, adresa e banimit, adresa e dorëzimit, adresa e pagesës, numri i telefonit, email adresa, faksi, preferencat e dërgesës (p.sh. mënyra e dërgimit), informacioni financiar përfshirë detajet e kartës së kreditit ose debitit, ose informacione të tjera që lidhen me pagesa.

    Përpunimi është i nevojshëm për ekzekutimin e marrëveshjes së lidhur me subjektin e të dhënave ose për ndërmarrjen e veprimeve, me kërkesë të subjektit të të dhënave, para përfundimit të marrëveshjes. Në mungesë të një informacioni të tillë, kontrata nuk mund të lidhej as të ekzekutohej.

    1. Lëshimi i kartelës së besnikërisë

    Për klientët më besnikë, Würth ka organizuar një program besnikërie, i cili ofron një numër përfitimesh të ndryshme. Të drejtat dhe detyrimet që lidhen me anëtarësimin në klubin e besnikërisë përshkruhen në Kushtet e përdorimit të Kartelës së Besnikërisë. Për të mundësuar lëshimin e kartelave të besnikërisë dhe të mirëmbajë një regjistër të përdoruesve të kartelave, Würth mbledh të dhënat tuaja gjatë anëtarësimit në programin e besnikërisë.

    Të dhënat e mbledhura janë: gjinia, emri personal, data e lindjes, adresa, nr. i telefonit fiks, telefoni celular dhe adresa e email-it tuaj.

    Përpunimi është i nevojshëm për ekzekutimin e marrëveshjes së lidhur me subjektin e të dhënave ose për ndërmarrjen e veprimeve, me kërkesë të subjektit të të dhënave, para përfundimit të marrëveshjes. Nëse nuk na siguroni këtë informacion, ne nuk do të jemi në gjendje t'ju identifikojmë, dhe as nuk do të jemi në gjendje t'ju lëshojmë një kartelë besnikërie në bazë të së cilës realizohen përfitimet.

    1. Informimi lidhur me programin dhe kartelën e besnikërisë Wurth

    Me rastin e pranimit të në programin e besnikërisë Wurth, ju mund të zgjidhni opsionin për t'ju dërguar njoftime përmes email,  SMS, Viber dhe opcione tjera. Ne informojmë anëtarët e programit të besnikërisë në lidhje me produktet, shërbimet, lojërat  shpërblyese dhe ofertat aktuale që lidhen me anëtarët (në tekstin e mëtejmë: njoftimet e ofertave), por vetëm me pëlqimin tuaj se dëshironi të merrni njoftime për ofertat.

    Përdoren të dhënat e mbledhura me rastin e pranimit në programin e besnikërisë.

    Të dhënat tuaja ne i përdorim për këtë qëllim vetëm nëse keni dhënë pëlqimin në formularin e aplikimit se jeni dakord që Wurth t'ju informojë për ofertat e produkteve dhe shërbimeve të tij krahas ofertave të programit të besnikërisë së kartelës Wurth. Ju nuk jeni i detyruar të jepni këtë pëlqim, dhe në këtë tast ne nuk do t'ju dërgojmë njoftime mbi ofertat, por si një përdorues i Kartelës Wurth ju prapseprapë do të mund të përfitoni nga ofertat.

    Në rast se keni dhënë pëlqimin për tju informuar,  ju në cdo kohë  mund ta tërhiqni këtë pëlqi, me kusht që kjo të mos ndikojë në ligjshmërinë e përpunimit të dhënave që është kryer gjatë kohës kur ka ekzistuar pëlqimi juaj.

    1. Analiza e aktivitetit tuaj në uebfaqen e dyqanit dhe dërgimi i ofertave të personalizuara

    Gjatë regjistrimit të llogarisë tuaj në uebfaqe, mund të përzgjedhni opcionin që na lejon neve të mund të analizojmë aktivitetin tuaj në uebfaqe dhe se jepni pëlqimin se këto informacione mund të përpunohen dhe Juve t’ju dërgojmë oferta të personalizuara për produkte dhe shërbime, që bazohen në aktivitetin tuaj në uebfaqen e dyqanit tonë online. Kjo do të thotë se mund të jepni pëlqimin që ne të shohim informacionin rreth blerjeve Tuaja të mëparshme, dhe bazuar në ato blerje të mëparshme t’Ju dërgojmë informacione për produktet tjera të cilat besojmë se do të ishit të interesuar.

    Përdoren të dhënat e mbledhura gjatë regjistrimit (krijimit të llogarisë në uebfaqe). Më vonë, mblidhen të dhënat për blerjet për të analizuar aktivitetin tuaj në uebfaqe.

    Ne përdorim informacionin tuaj për këtë qëllim vetëm nëse keni dhënë pëlqimin se jeni dakord dhe dëshironi që Wurth të analizojë aktivitetin tuaj, të përpunojë dhe t'ju  dërgojë oferta të personalizuara në lidhje me produkte dhe shërbime bazuar në aktivitetin tuaj në uebfaqe. Ju nuk jeni i detyruar të jepni këtë pëlqim, në këtë rast ne nuk do të mbikçyrim sjelljen tuaj dhe nuk do t'ju përgatisim e as dërgojmë Juve oferta të personalizuara.

    Në rast se keni dhënë pëlqimin, ju mund ta tërhiqni këtë pëlqim në çdo kohë, me kusht që kjo të mos ndikojë në ligjshmërinë e përpunimit të dhënave që është kryer gjatë kohës kur ka ekzistuar ky pëlqim.

    1. Anketa për nevoja të Wurth dhe hulumtime lidhur me përmbushjen e pritshmërisë për produktet

    Kur regjistroni një llogari në Sajt, ju mund të zgjidhni opsionin për të rënë dakord që Wurth t'ju kontaktojë me qëllim të kryer sondazhesh dhe sondazhe për kënaqësinë e produkteve.

    Përdoren të dhënat e mbledhura gjatë regjistrimit (krijimit të llogarisë në uebfaqe).

    Ne përdorim informacionin tuaj për këtë qëllim vetëm nëse keni dhënë pëlqimin se jeni dakord dhe dëshironi që Wurth të ju kontaktojë për të zhvilluar anketën, dhe të hulumtojë rreth përmbushjes së pritshmërisë për produktet. Ju nuk jeni i detyruar të jepni këtë pëlqim, dhe në këtë rast ne nuk do t'ju kontaktojmë për të kryer anketë lidhur me përmbushjen e pritshmërisë për produktet.

    Në rast se keni dhënë pëlqimin, ju mund ta tërhiqni këtë pëlqim në çdo kohë, me kusht që kjo të mos ndikojë në ligjshmërinë e përpunimit të dhënave që është kryer gjatë kohës kur ka ekzistuar ky pëlqim.

    1. Shërbimi për ndihmë Blerësve

    Në situata të caktuara, ju mund të keni nevojë të kontaktoni Shërbimin tonë për Klientë në qendrën tonë të shitjeve, përmes Uebfaqes ose me telefon (për shembull, për të ndërruar produktet, udhëzimet rreth instalimit, etj.). Në situata të tilla, neve do të na duhen informacionet tuaja në mënyrë që t'ju ofrojmë ndihmë, d.m.th. në mënyrë që të mund ta zgjidhim çështjen për të cilën na keni kontaktuar.

    Të dhënat që janë mbledhur janë: emri dhe mbiemri, adresa për dërgimin e faturave, adresa e dërgimit të mallit, numri i telefonit, adresa e postës elektronike, si dhe të dhëna të tjera që lidhen me pyetjen pse na keni kontaktuar.

    Përpunimi është i nevojshëm për të përmbushur detyrimet ligjore respektivisht për ti ofruar ndihmë Blerësve. Përpunimi bëhet gjithashtu në bazë të interesit legjitim, sepse ne përdorim të dhënat për t'ju siguruar informacionin që ju kërkoni nga ne ose që mund t'ju ndihmojnë për sa i përket kërkesave ose pyetjeve që keni dërguar në Shërbimin e Klientit.

    1. Buletini informativ

    Të dhënat mbledhim edhe në rastet kur në uebfaqen e Wurth regjistroheni për të pranuar Buletinin tonë informativ.

    Në këtë rast marrim adresën e postës suaj elektronike – email.

    Këto të dhëna mblidhen në bazë të pëlqimit Tuaj.

    1. Informimi në lidhje me ndryshimet në Kushtet e Përgjithshme, Kushtet e Përdorimit të Kartelës së Wurth-it ose Rregullores për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

    Nëse kemi informacion në lidhje me postën tuaj elektronike, të mbledhur për një nga qëllimet e mësipërme, ne mund t'ju dërgojmë një njoftim për ndryshime në Kushtet e Përgjithshme, Kushtet e Përdorimit të Kartelës së Wurth ose Rregullores për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

    Informata (e dhëna) që përdoret në këtë rast është email adresa juaj.

    Në mënyrë që të arrihet interesi legjitim i Wurth, por edhe i vetë Blerësit, në mënyrë që të sigurohet transparenca në lidhje me Blerësit dhe në mënyrë që ata të marrin në konsideratë nëse ndryshimet ndikojnë në ata. Nëse nuk kemi të dhënat tuaja për qëllimin e cekur, ne nuk ju njoftojmë drejtpërdrejt për ndryshimin në këto akte, dhe ju do të jeni në gjendje të shihni njoftimin e ndryshimit në faqen e internetit të Wurth.

    Përveç të dhënave të mësipërme, ne mbledhim të dhëna të caktuara personale përmes cookies në përputhje me Rregullat e Përdorimit të Cookies.

    Ne mund të plotësojmë të dhënat personale me informacione nga palët e treta dhe të shtojmë atë në informacionin e llogarisë suaj.

    Ne nuk i mbledhim, ruajmë apo procesojmë të dhënat e kartelave bankare me të cilat mund të kryhet pagesa.

    Ne përdorim dhe ruajmë të dhënat tuaja personale të mbledhura nga ju për qëllimet: identifikimin tuaj për qasje te sigurte në vebsajtin tonë;ë përmirësimit të aktivitetit tonë ndaj jush; parandaluar dhe hetuar aktivitet mashtruese dhe ilegale;

    Të gjitha të dhënat e mësipërme mund të përpunohen me vendimmarrje të automatizuar, përfshirë profilizimin. Profilizimi është çdo formë e përpunimit të automatizuar që përdoret për të vlerësuar një tipar të caktuar të personalitetit, duke përdorur një algoritëm. Mund të ketë vendimmarrje të automatizuar, e cila përfshin profilizimin bazuar në informacionin që ju tashmë na keni dhënë. Nëse nuk jeni dakord me vendimin, ju keni të drejtë të shprehni qëndrimin tuaj në lidhje me vendimin, si dhe të drejtën për të kundërshtuar vendimin duke dërguar një kërkesë në info@wurth-kosova.com në përputhje Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale të Republikës së Kosovës, LIGJI NR. 06/L-082.

    1. KU DHE SI RUHEN TË DHËNAT TUAJA PERSONALE

    Ne ju ofrojmë sigurinë maksimale të të dhënave tuaja të cilat përpunohen, veçanërisht kur të dhënat shkëmbehen, shpalosen dhe transmetohen. Ne kemi përfshirë rregulla dhe procedura të brendshme për sigurinë e informacionit, të cilat përcaktojnë masat dhe kontrollet e hollësishme që ne ndërmarrim për të mbrojtur të dhënat personale. Ne kemi zbatuar masa teknike dhe organizative adekuate dhe të përshtatshme për të siguruar një nivel të sigurisë konform me rrezikun. Ne përdorim një qasje me shumë nivele që përfshin fjalëkalime për përdoruesit, administrimin, pajisjen, sistemin dhe nivelet e rrjetit, për të siguruar një mbrojtje të plotë dhe gjithëpërfshirëse. Qasja në vendet ku ruhen të dhënat personale (elektronike dhe fizike) është e kufizuar me funksionet e kontrollit të sigurisë së qasjes. Vetëm personat me qasje të autorizuar në të dhëna u lejohet hyrja në hapësirat e sigurta kur ruhen këto të dhëna. Të gjitha informacionet personale dhe konfidenciale në formën e shtypur ruhen në mënyrë të sigurtë. Poashtu, stafi ynë që ka qasje në këto të dhëna është i trajnuar dhe i kualifikuar për të kuptuar rëndësinë e të dhënave personale, si dhe për të aplikuar procedurat e brendshme për mbrojtjen e tyre, dhe është përgjegjës dhe i obliguar për të ruajtur konfidencialitetin.

    Të gjitha transaksionet e parave që bëni përmes faqes tonë do të kryhen duke përdorur sisteme të sigurta të pagesave. Të dhënat konfidenciale të pagesave transmetohen në formë të enkriptuar (SSL dhe / ose TLS) deri te destinacioni korrespondent. Ju mund ta konfirmoni këtë gjë duke vërejtur prefiksin "https: //" në adresën e uebfaqes dhe kur simboli i dryrit shfaqet në fushën e adresës. Kur kriptimi SSL dhe / ose TLS aktivizohet, palët e treta nuk mund të kenë qasje në të dhënat.

    1. A NDAN WURTH TË DHËNAT TUAJA ME PALËT E TRETA

    Mbrojtja e intimitetit tuaj është shumë e rëndësishme për Wurth, kështu që ne kurrë nuk do t'i ndajmë të dhënat tuaja personale me një palë të tretë për qëllime që nuk përshkruhen në këtë Politikë të Privatësisë.

    Në rastin e blerjeve përmes dyqanit tonë online eshop.wurth-kosova.com, ne i transferojmë të dhënat tuaja personale tek palët e treta vetëm në raste kur është e nevojshme për të përmbushur detyrimin kontraktues. Për shembull, ne ofrojmë informacionin e nevojshëm për kompanitë që shpërndajnë-transportojnë produktet e porositura ose bankën korrespondente përmes së cilës bëhet pagesa. Asnjë informacion tjetër nuk do të transferohet nëse nuk jepni pëlqimin tuaj të qartë.

    Për më tepër, ne mund t'u japim informacionin tuaj personal partnerëve tanë të besuar jashtë Grupit Wurth, të cilët mirëmbajnë sistemet tona IT ose për qëllime të marketingut, financiare ose reklamimi, për të përpunuar pagesa, shpërndarë ose për të lehtësuar biznesin tonë. Sidoqoftë, këta ofrues të shërbimeve janë të detyruar të përdorin të dhënat që iu janë besuar atyre vetëm në përputhje me udhëzimet tona, dhe rreptësisht për qëllimin që kemi thënë. Ne gjithashtu i detyrojmë ata të mbrojnë në mënyrë të duhur informacionin tuaj dhe t'i mbajnë ato konfidenciale.

    Në disa raste, të dhënat tuaja mund të eksportohen jashtë Republikës së Kosovës, në serverë të vendosur në vende të tjera. Serverët që ne përdorim plotësojnë nivelin e mbrojtjes të siguruar nga Rregullorja e Përgjithshme e BE për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (GDPR), dhe niveli i mbrojtjes së të dhënave personale është (të paktën) i barabartë me nivelin e mbrojtjes brenda Republikës së Kosovës.

    Ne nuk i shesim te dhënat e juaja, ato i përdorim për të ju shërbyer më mirë dhe më shpejtë.

    1. SA GJATË I RUAN TË DHËNAT TUAJA PERSONALE KOMPANIA WURTH?

    Wurth do të përpunojë të dhënat personale të mbledhura me qëllim të përmbushjes së të drejtave dhe detyrimeve nga marrëdhënia e biznesit, për sa kohë që marrëdhënia e biznesit me Subjektin e të Dhënave zgjatë, përveç në rastet kur Wurth është i detyruar të mbajë të dhënat pas përfundimit të bashkëpunimit të biznesit me Subjekti i të dhënave, bazuar në ligj, pëlqimin e subjektit të të dhënave ose një interes të ligjshëm (p.sh. në rast të një mosmarrëveshjeje të mundshme me subjektin e të dhënave).

    Ne ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme gjatë kohëzgjatjes së marrëdhënjes kontraktuale, në përputhje me ligjet në fuqi. Ne do të ruajmë të dhënat tuaja personale edhe pas mbylljes së llogarisë tuaj për të parandaluar mashtrimin, mbledhur obligimin e papaguar, zgjidhjen e kontesteve, për të zbatuar marrëveshjen tonë për Kushtet e Përdorimit, dhe sipas kërkesave të organeve kompetente shtetërore konform ligjeve në fuqi.

    Të dhënat e mbledhura vetëm për nevoja të transaksioneve të shitjeve ose ofrimin e shërbimeve të tjera, ruhen për 12 muaj të tjerë nga data e transaksionit të fundit (për shembull, transaksioni i porosisë, dërgesës, reklamacionit, etj.) ose nga skadimi i afatit ligjor për reklamacion, cilado qoftë me datë të mëvonshme.

    Të dhënat personale që përpunohen ekskluzivisht në bazë të pëlqimit të Personave, të cilëve u referohen, përpunohen në përputhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur, dmth deri në tërheqjen e pëlqimit nga Personat, të cilëve u përkasin të dhënat.

    Të dhënat në lidhje me përdoruesit e kartelave Wurth mbahen deri në përfundimin e anëtarësimit në programin e besnikërisë.

    Të dhënat që lidhen me përdoruesit e kartelave Wurth të cilët kanë rënë dakord të informohen për përfitimet e Programit të Besnikërisë së Kartelës Wurth dhe / ose për moitorimin e aktivitetit në uebfaqe për të mundësuar dërgimin dhe ofrimin e ofertave të personalizuara dhe / ose kontaktimin për nevoja të anketimit për nevoja të Wurth, mbahen deri sa deri sa të tërhiqni pëlqimin tuaj. Ju mund të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë, në përputhje me kontraten e shitjblerjes.

    Ne i mbajmë të dhënat tuaja që ju na jepni kur të regjistroheni në Buletinin informativ përderisa jeni të abonuar. Ju mund të ndërprisni abonimin nga buletini në çdo kohë në vegzën (linkun) e mëposhtëm ose në përputhje me udhëzimet që pranoni në secilën e-mail në të cilën dërgohet Buletini.

    Nëse janë filluar procedurat gjyqësore, administrative ose procedurë jashtëgjyqësore, të dhënat personale mund të mbahen deri në përfundimin e procedurës së tillë.

    Wurth ka procedura të posaçme të rrepta për fshirjen e të dhënave personale, që sigurojnë respektimin e intimitetit tuaj (copëzimi i dokumenteve në formë letre, procedurat për largimin e mbeturinave që përmbajnë informacion konfidencial, si dhe fshirjen e besueshme të të dhënave në formë elektronike).

    Ne bëjmë shkatërrimin e të dhënave në mënyrë të sigurtë në përputhje me ligjet në fuqi dhe rregulloret tona të brendshme.

    1. TË DREJTAT TUAJA

    Si një person, të dhënat personale të të cilit përpunohen, ju keni të drejta të garantuara në lidhje me të dhënat tuaja. Të drejtat tuaja janë si më poshtë:

    9.1   E drejta në qasje

    Keni të drejtë ti dërgoni kërkesë Kompanisë Wurth për informacion nëse ne po përpunojmë të dhënat tuaja personale. Nëse të dhënat përpunohen, ju keni të drejtë të kërkoni një kopje të disa ose të gjitha të dhënave personale në çdo kohë.

    E drejta e qasjes përfshinë dhënien e informacionit, ndër të tjera, për qëllimin e përpunimit, bazën ligjore, kategorinë e të dhënave, pranuesit ose kategoritë e pranuesve, në veçanti pranuesit në vendet e treta ose organizatat ndërkombëtare, periudhën e ruajtjes së të dhënave personale, të drejtën për të korrigjuar ose fshirë të dhënat në personalitetin ose kufizimin e përpunimit ose të drejtën e kundërshtimit dhe të drejtën për të paraqitur një ankesë tek autoriteti kompetent.

    Ne ndërmarrim hapa të nevojshëm për të siguruar se të dhënat personale që mbledhim janë të sakta dhe të përditësuara, si dhe ju mundësojmë qasjen dhe korigjimin e tyre.

    Ne përpiqemi të sigurojmë informacionin e kërkuar sa më shpejt të jetë e mundur, dhe jo më vonë se 30 ditë nga data e marrjes së kërkesës. Kur gjetja ose marrja e informacionit është veçanërisht e ndërlikuar ose në mënyrë të arsyeshme që kërkon kohë, kjo periudhë mund të zgjatet edhe për 60 ditë të tjera. Sidoqoftë, kjo vlen vetëm për rrethana të jashtëzakonshme dhe ne do t'ju mbajmë të informuar për çdo vonesë ose arsye për vonesa gjatë procesit.

    Nëse ne nuk jemi dakord me kërkesën për të dhëna, ne do t'ju informojmë brenda 30 ditëve për arsyet e refuzimit të kërkesës dhe të drejtën për të paraqitur një ankesë tek Komisioneri publik për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

    Nëse kërkesa juaj është qartazi e pabazuar ose jologjike, dhe veçanërisht nëse përsëritet shpesh, Wurth mund të ngarkojë shpenzimet e nevojshme administrative për të vepruar sipas kërkesës tuaj ose të refuzojë të veprojë sipas kërkesës, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

    9.2   E drejta për përmirësim

    Të gjitha të dhënat të cilat përpunohen kontrollohen dhe verifikohen për saktësi, kur kjo është e mundshme dhe azhurohen rregullisht. Nëse vlerësoni se të dhënat janë të pasakta ose vie deri te ndryshimi i tyre, keni të drejtë të kërkoni përmirësimin e të dhënave tuaja nga shoqëria-kompania.

    9.3   E drejta për fshirje të të dhënave personale

    Ju keni të drejtë t'i kërkoni kompanisë të fshijë të dhënat tuaja personale, përveç nëse ekziston një detyrim ligjor për t'i mbajtur ato të dhëna ose ekziston një bazë ligjore për të refuzuar një kërkesë për të fshirë të dhënat (për shembull, paraqitjen, zbatimin ose mbrojtjen e një kërkese ligjore).

    9.4   E drejta në kufizim të përpunimit

    Ju keni të drejtë të kufizoni qasjen në të dhënat tuaja tek ne dhe / ose palë të treta, në procese të caktuara, ose plotësisht, në situata të caktuara. Kjo e drejtë është në dispozicionin tuaj në rast se ju kundërshtoni saktësinë e të dhënave gjatë periudhës që na lejon të verifikojmë saktësinë, ju besoni se nuk na duhen më të dhënat për qëllime përpunimi, ose keni paraqitur një ankesë pranë autoritetit kompetent.

    9.5   E drejta për kalim të të dhënave operuesit tjetër

    Ju keni të drejtë të kërkoni transferimin e të dhënave tuaja te një operues tjetër nëse përpunimi bazohet në Pëlqimin tuaj ose kryhet me mjete të automatizuara. Ne sigurohemi që të gjitha informacionet personale të jenë menjëherë në dispozicion dhe në një format të strukturuar, të përdorur me thjeshtësi dhe të lexueshëm nga makina.

    Ju keni mundësi të zgjedhni se si mund të përdorim të dhënat tuaja personale për të komunikuar me ju, për t’ju dërguar njoftime informuese. Po ashtu mund të kontrolloni metodat përmes të cilave ne mund të ju kontaktojmë juve në lidhje me llogarinë tuaj, dhe aktivitetet tuaja të blerjes

    9.6   E drejta e kundërshtimit

    Ju keni të drejtë të paraqisni një ankesë në mënyrën se si i trajtojmë të dhënat tuaja, nëse përpunimi i të dhënave bazohet në interesin legjitim të Kompanisë. Për më tepër, ju keni të drejtë të kundërshtoni në çdo kohë përpunimin e të dhënave tuaja personale me qëllim të marketingut të drejtpërdrejtë, i cili përfshin profilizimin në atë masë sa të jetë e lidhur me një marketing të tillë të drejtpërdrejtë.

    9.7   E drejta për të revokuar pëlqimin

    Nëse përpunimi i të dhënave bazohet në pëlqimin tuaj, mund të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë.

    Ju mund të tërhiqni pëlqimin tuaj duke dërguar një email në info@wurth-kosova.com ose duke dërguar një letër në adresën: Wurth-Kosova Sh.p.k.  Magjistralja Prishtinë-Ferizaj Km.7  Fsh. Llapnasellë pn.10500, Kosovë.

    Tërheqja e pëlqimit nuk do të ndikojë në ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave bazuar në pëlqimin e dhënë, përpara tërheqjes së saj.

    9.8   Kontakti për të realizuar të drejtat

    Për të gjitha pyetjet kërkesat dhe informacionet në lidhje me përpunimin e të dhënave dhe mbrojtjen e të drejtave në këtë fushë, ju lutemi na kontaktoni në:

    adresa e postës elektronike: info@wurth-kosova.com

    telefoni i kontaktit: 038 600 308

    me shkrim në adresën: Wurth-Kosova Sh.p.k.  Magjistralja Prishtinë-Ferizaj Km. 7 Fsh. Llapnasellë pn.10500, Kosovë

    Secili prej këtyre kanaleve të komunikimit duhet të lejojë stafin tonë të ju identifikojë në përputhje me procedurat në fuqi.

    Ne mbrojmë të dhënat tuaja duke përdorur masa të larta teknike fizike dhe administrative të sigurisë me qëllim të minimizimit të rrezikut nga ndonjë humbje, keqpërdorim, qasje e paautorizuar. Disa nga masat mbrojtëse që ne përdorim janë firewalls dhe enkriptimi i të dhënave dhe nivele të larta të kontrollit dhe autorizimeve për qasje në të dhënat tuaja personale. Nëse besoni se llogaria juaj nuk është e mbrojtur, ju lutemi kontaktoni menjëherë

    Nëse ju keni ndonjë pyetje apo ankesë për  Politikën e Privatësisë, apo të drejtën tuaj të privatësisë dhe mbrojtjen e të dhënave tuaja personale mund të na kontaktoni.

    Në rast se besoni se të dhënat tuaja po përpunohen në mënyrë të paligjshme, mund të paraqisni një ankesë tek Komisioneri Publik për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

    Gjithashtu, nëse për ndonjë arsye ne nuk jemi në gjendje të përmbushim kërkesën tuaj, ne gjithmonë ju japim një shpjegim me shkrim dhe ju informojmë se keni të drejtë të ankoheni pranë Komisionerit.

    1. HYRJA NË FUQI DHE NDRYSHIMI I RREGULLORES

    Kjo rregullore hyn në fuqi në datën 14.12.2020

    Wurth rregullisht rishikon dhe azhurnon informacionin për përpunimin e të dhënave personale në përputhje me ndryshimet në proceset e veta të biznesit ose në bazë të detyrimeve që rrjedhin nga rregulloret përkatëse. Versioni aktual i Rregullores gjithmonë do të publikohet në faqen e internetit. Nëse ka ndryshime domethënëse që ndikojnë ndjeshëm në përpunimin e të dhënave personale, ne do t'i publikojmë informacionet në uebfaqe pa vonesë dhe do t'ju informojmë drejtpërdrejt përmes adresës tuaj të postës elektronike, nëse i kemi këto informacione.

    Cila do mënyrë që përdoret për njoftim është e vlefshme. Duke vazhduar te çaseni apo përdorni uebsajtin pasi që këto ndryshime të hyjnë në fuqi ju pajtoheni me përditësimet.