CU 800 është lubrifikues, rezistent në temperaturë të lartë nga bakri për lubrifikim dhe mbrojtjen e sipërfaqeve të metalit nga korozioni, prishja, saldimi i ftohtë dhe dëmtimi. Ky sprej është rezistent ndaj ujit, bazës, acidit dhe nga aspekti i temperaturës është rezistent prej -20° deri në +1200°. Ngjitje shumë të mirë në sipërfaqe që lubrifikohen sic janë frenat, pjesët montuese, polet e baterisë,kushinetat, sipërfaqet rrëshqitëse.
CUT+COOL emulsion universal për ftohje dhe lubrifikim me efekt të jashtëzakonshëm të shpërlarjes, pastron sipërfaqet, makinat, pa ngjitje tek sensorët e ndjeshëm. Falë veçorive të mira të lubrifikimit ofron performanca të larta të prerjes, zvogëlon fërkimin dhe jep mundësinë e shpejtësive më të mëdha të prerjes. Mbron nga bakteriet dhe korozioni, është i butë në lëkurë dhe ka shkumim ekstremisht të ultë.
Yndyra e bardhë në formë spreji HSS 100 me erë të butë, ka përdorim univerzal. Ky lubrifikues me kualitet të lartë është prodhuar me përzierjen e yndyrës nga kalciumi dhe litiumi, nga vaji mineral bazik. Mirë mbron nga uji dhe lagështia, dhe me efikasitet zvogëlon fërkimin në sipërfaqet që lubrifikohen.Spërkatje për 360 shkallë dhe gypin për aplikim në vendet me qasje të vështirë.
Lubrifikuesi i thatë me shtesë PTFE eliminon kërcitjet, cingërrimet, mbërthimet dhe ofron mbrojtje afatgjate nga dëmtimi. Nuk ngjet papastërtitë dhe pluhurin, ka rezistencë të lartë të temperaturës, nuk përmban silikon dhe vajra minerale.
Vaji universal i mirëmbajtjes përdoret për 5 fusha të ndryshme aplikimi. Heq ndryshkun dhe korrozionin me depërtimin e tij të shpejtë si dhe lubrifikon dhe parandalon kërcitjen duke reduktuar fërkimin e zonave ku aplikohet. Ky agjent depërton në mënyrë efektive papastërtitë, mbetjet e yndyrave dhe vajrave lubrifikuese, largon ujin dhe lagështinë dhe siguron përçueshmëri të mirë elektrike. Nuk përmban rrëshira, acide, silikon dhe nuk dëmton gomën, bojën apo plastikën. Paketim transporti 12 copë.
Vaj për mirëmbajtje pa rrëshirë, acide dhe silikone paraqet aditiv shumë efikas për mbrojtje nga prishja. Eviton prishjen e parakohshme dhe bllokimet tek makinat shpuese. Mekanizmat në derë dhe dritare i mban lehtë të lëvizshme, lubrifikon dhe kujdeset për gjithë pjesët mekanike