Nëse jeni kompani krijo një llogari ose që të keni qasje në çmimet me shumicë
(0) Shporta
Ju nuk keni artikuj në shportën tuaj.

Shporta juaj është e zbrazët!

    Close
    Filters
    Preferencat
    Kërko

    Aparate saldimi

    Popular products from category Aparate saldimi

    product.details.loading.text
    Shiko si. Grid Listë
    Ekrani Per faqe.
    Rëndit sipas:
    Fotografia e Aparat saldimi HARK, EWI 160.

    Aparat saldimi HARK, EWI 160

    5952001160
    Aparati për saldim - inverter me kontrollues digjital me teknologjinë më të re IGBT, që mundëson punë me ndryshime të larta të tensionit. Ofron mundësinë e saldimit me hark elektrik (ARC) dhe TIG. Përveç teknologjisë së përmendur IGBT, e karakterizon edhe teknologjia Anti-Stick që pamundëson ngjitjen e elektrodës në pjesën punuese me zvogëlimin automatik të rrymës, Hot-Start që siguron ndezje të sigurtë të elektrodave, si dhe Arc-Force që mundëson punë me elektrodat që shkrihen vështirë. Rryma maksimale e saldimit me këtë aparat është 160A, diametri i rekomanduar maksimal i elektrodës është 3.25mm. Klasa e izolimit është H (puna e elektrokomponenteve deri në 180°). Pesha e aparatit është 4.6kg. Kabllot për masën dhe darët për elektrodën kanë gjatësi 3m.
    Fotografia e Aparat saldimi HARK, EWI 200.

    Aparat saldimi HARK, EWI 200

    5952001200
    Pajisje për saldim me hark-EWI 200, invertori është kontrolluar në mënyrë digjitale me teknologjinë më të fundit IGBT. Ofron mundësinë e saldimit ARC dhe TIG. Përveç teknologjisë së përmendur IGBT, karakterizohet gjithashtu nga teknologjia Anti-Stick e cili parandalon ngjitjen e elektrodave në pjesën punuese me zvogëlimin automatik të rrymës, Hot-Start i cili siguron ndezjen e sigurt të elektrodave, si dhe Arc-Force që mundëson punën me elektroda që shkrihen me vështirësi. Duke zgjedhur opsionin special të punës me elektrodë celuloze, arrihet tensioni më i lartë i qarkut të hapur dhe fillimi më i lehtë i saldimit. Rryma maksimale e saldimit të kësaj pajisje është 200A. Klasa e izolimit është H (deri në 180 gradë) dhe gjatësia e kabllos për masë dhe elektrodën është 3m. Pesha e pajisjes është 4.7 kg
    Fotografia e Aparat saldimi MIG/MAG 250.

    Aparat saldimi MIG/MAG 250

    5952001250
    Aparat për saldim MIG/MAG 250, inverteri digjital me teknologjinë më të re IGBT që mundëson punë stabile gjatë ndryshimeve pasuese të tensionit në rrjetën elektrike. Posedon opsionin e saldimit me veprim MIG/MAG dhe ARC (MMA), si dhe përdorimin e telit në regjimin në regjimin e punë 'No gas'. Aparati ka dhënësin e integruar të telit me 4 cilindra, si dhe EURO LIDHËSIN me dorëzen Abicor Binzel MB24KD. Aparatin saldues MIG/MAG 250 e karakterizon edhe rregullimi preciz pa shkallë i induksionit, çka salduesit i lehtëson realizimin e saldimit cilësor me "spërkatje" minimale të telit. Aparati përdorë topat e telim me diametër D300 me masë 15kg, është ideal për punët e saldimit të të gjitha llojeve të konstruksioneve nga çeliku, si dhe për saldim MIG të çelikut inoks dhe alumineve nga metali me trashësi mbi 2mm .
    Fotografia e Aparat saldimi MIG/MAG/HARK 350 SYN.

    Aparat saldimi MIG/MAG/HARK 350 SYN

    5952001350
    Aparati për saldim MIG/MAG/ARC 350 SYN- Inverter i pajisur me teknologjinë e gjeneratës më të re IGBT e cila siguron punë pa pengesa me gjithë ndryshimet në tensionin e elektrorrjetit. Mbulon një diapazon të gjerë në industri falë opsionit të saldimit me veprimin MIG/MAG dhe ARC (MMA). Përveç mënyrës standarde të punës në regjimin MIG/MAG, shfrytëzuesi e ka në dispozicion edhe regjimin SYN (sinergjetik) të punës ku me zgjedhjen e amperazhës, aparati automatikisht rregullon voltazhën dhe shpejtësinë e telit duke mundësuar lak stabil dhe saldim më efikas në të gjitha pozitat. Dhënësi i jashtëm i telit, me dorëzën BINZEL MB 36 KD mundëson lëvizshmëri gjatë punës prej 5 + 4 metra, çka këtë aparat e bënë ideal për përdorim gjatë saldimit të konstruksioneve të të gjitha llojeve nga çeliku. Rregullimi pa shkallë i induksionit lehtëson punën dhe shton ekonomizimin sepse shumëfish zvogëlon "spërkatjen" gjatë saldimit dhe shfrytzueshmërinë më të madhe të telit. I përshtatshëm për saldimin MIG të çelikut të kromuar dhe aluminit mbi 2mm trashësi.
    Fotografia e Aparat saldimi MIG/MAG/HARK 500 SYN, ftohje me ujë.

    Aparat saldimi MIG/MAG/HARK 500 SYN, ftohje me ujë

    5952001500
    Aparati për saldim MIG/MAG/ARC 500SYN është inverter i kontrolluar digjital, sinergjetik me teknologjinë më të re IGBT. Moduli sinergjetik mundëson marrjen e parametrave të paradefinuara të saldimit, në bazë të diametrit të zgjedhur të telit, gaZit të cilin e përdorim dhe amperazhës së kërkuar. Ka mundësi të saldimit të çelikut për konstruksione, inoks dhe aluminit me trashësi mbi 2mm. Aparati posedon regjim sinergjetik ku shfrytëzuesi për vlerën e dëshiruar të amperazhës përfiton vlerat e paradefinuara të voltazhit dhe shpejtësisë së telit varësisht nga lloji i gazit mbrojtës me të cilin punon. Me korigjimin e parametrave (sipas nevojës) mundëson punë më precize. Njësia e ndarë për sjelljen e telit ofron lëvizshmëri më të madhe në punë, e me aparat është e lidhur me kabëll me gjatësi 5m. Teknologjia më e re IGBT i mundëson punë pa pengesa edhe gjatë ndryshimeve të mëdha të tensionit në rrjet. Klasa e izolimit F mundëson punën e komponenteve elektrike deri në 155°.
    Fotografia e Aparat saldimi, MIG 180-5.

    Aparat saldimi, MIG 180-5

    5952001180
    Aparat për saldim MIG 180-5 MIG, është inverter i kontrolluar në mënyrë digjitale me teknologjinë më të fundit IGBT. Kjo pajisje është menduar për saldimin MIG të llamarinës së hollë nga çeliku inoks deri në trashësi prej 15 mm. Makina e saldimit MIG 180-5 ka mundësinë e saldimit në MIG, ARC dhe LIFT / TIG, dhe përveç kësaj, kjo pajisje karakterizohet nga funksioni NO GAS i cili siguron mundësinë e saldimit me tel të mbushur pa gaz shtesë. Pjesa standarde e dërgesës është LIDHËSI EURO me dorëz Abicor Binzel MB 15AK. Ideale për punën në terren dhe nevojën e shpeshtë të ndryshimi të vendit të saldimit. Amperazhi i saj maksimal është 180A, me klasë izolimi H e cila mundëson funksionimin e komponentëve elektrikë deri në 180 gradë. Pajisja përdor siguresë njëfazore 20A. Gjatësia e kabllos së tokëzimit dhe elektrodave është tre metra, dhe përdor mbështjellës teli D200 prej 5 kg.